Shërbimet tona!

Ofrohet marrja ne dorezim te projekteve duke filluar nga projektimit, leja e Bashkise, deri ne inspektimin perfundimtar nga agjencite qeveritare perkatese.
Gje qe siguron nje projekt sipas standardeve më të larta të cilesise i dorezuar në kohe dhe me buxhetin e parashikuar.


Ndertime industriale

 

Rikonstruksion / Ndertime Godinash

Ndertim Hotelerie

 

Pune publike

Kanalizime - Ujesjelles

Rruge

Ne e kemi pasion atë që bejmë!

img

Ramazan Kalia

 

Kompania “Liqeni VII sh.a u themelua nga z.Ramazan Kalia në vitin 1994 me emrin fillestar “Kalia” sh.p.k dhe aksioner kryesor Z. Ramazan Kalia. Pesë vite më vonë, në vitin 1999,”Kalia” sh.p.k blen shoqerinë “Mekanike pjese ndertimi” sh.a dhe vazhdon operimin në treg deri në vitin 2005 kur merr edhe emrin e ri “Liqeni VII” sh.a të cilin mban edhe sot. Kompania është kryesisht e orientuar në fushën e prokurorimeve publike mbi 100 projekte të përfunduara me sukses (infrastrukturë, rikonstruksione të ndërtesave social-kulturore etj.), si dhe qiradhënien e ambjenteve dhe magazinave imtesisht të rikonstruktuara me siperfaqe të konsiderueshme 1 km larg portit më të madh në Shqiperi dhe një ndër portet më të rëndësishme në rajon, Porti i Durrësit.


Përveç pasionit që ne ndajmë për të përmbyllur me korrektësi maksimale pjesën administrative të punës, një rëndesi shumë të veçantë i vendosim edhe pjesës së terrenit. “Liqeni VII” sh.a kujdeset që pas përfundimit të çdo projekti, jo vetëm të marrë vlerësimin maksimal nga autoritet kontraktore, por edhe të gjithë komunitetit që rrethon objektin në të cilin ne hedhim energjite tona. Shprehur ndryshe, përpos ndjekjes së projektit me përpikmeri, rëndësi maksimale i kushtojmë edhe rritjes së vlerës së zones ku është i përqëndruar projekti si në aspektin social ashtu edhe atë ekonomik.


Kohëzgjatja me sukses në treg nuk mund të jetë kurrësesi rastësi, veçse rezultat i një pune të palodhur, korrektesie maksimale dhe vullnetit për t’u përmirësuar çdo ditë të punës sonë.


Misioni ynë është të punojmë në çdo hap me përpikmeri maksimale dhe këmbëngulje të përhershme për të qënë gjithnjë të saktë në punë dhe të fortë në treg. Cilësia do të jetë gjithnjë qendra e çfaredo projekti per të cilin kompania do të punoje duke mos lënë pas asnjëhere edhe përgjegjësine sociale.
Vizioni jonë është të rritemi cdo ditë sëbashku me të gjithe skuadren duke ndryshuar veten tonë në mënyrë konstante që në të ecim me hapin e kohës referuar punës së përditshme, tekonologjisë dhe informacionit.
Cilesi maksimale në cilindo projekt të ndermarrë, korrektesi të përhershme, deshirë për tu rritur çdo ditë dhe vullnet për të ndryshuar me kohën

Kontakt

Pyetje? Dërgoni një mesazh dhe dikush nga staf jonë do të jetë në kontakt.



Adresa

  • Tiranë - Kompleksi Malajzian, Kthesa e Kamzës
  • Durrës - Lagjia 14, ish U.M.B, Shkozet

Kontakt

  • Tel: +355 68 2024 508

Orari:

We have 53 guests and no members online